Një aksident me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fier-Patos.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Patosit, ku vitkimë ka mbetur Kozma Boçova nga fshati Grecalli i Fierit.
Ai është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Toyota” me targa AA876 OF, teksa po kalonte rrugën.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, 25-vjeçarin B. Telha.
Grupi hetimor në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.





