Pothuajse 6 kilogram hashash, një kilogram e gjysmë marijuanë dhe pothuajse 20 mijë euro para cash në vilën e banimit në Castel Bolognese. Kjo është ajo që karabinierët gjetën dhe më pas prangosën një 25 vjeçar shqiptar, me një histori në fushën e narkotikëve.

Policia trokiti në portën e vilës private në mëngjes pas një pritje gjatë natës. Duke parë policët me uniformë, i riu kërkoi të ndihmohej nga një avokat. Pas kësaj, 25 vjeçari pranoi të bashkëpunonte duke sjellë para policisë një cigare me 60 gram hashash.

Por, në bazë të hetimeve të kryera, dinin se i riu kishte shumë më tepër drogë dhe ata kërkuan të gjithë “ngarkesën”. 25 vjeçari mohoi të kishte ndonjë substancë tjetër dhe kështu, karabinierët të ndihmuar edhe nga qentë antidrogë, në dhomën e kaldajës gjetën thuajse gjysmë kg hashash dhe 4 gram marijuanë, përveç pajisjeve për të paketuar drogën dhe peshore elektronike.

Përveç kësaj, brenda një dollapi në papafingon ku flinte djali, mes shumë gjërash të tjera, policia gjeti një kuti metalike të mbushura me kartëmonedha me prerje të ndryshme, gjithsej 19 mijë euro.

Por kërkimet nuk u mbyllën këtu. Në oborr ishte një makinë e mbyllur, nën emrin e një të afërmi. 25-vjeçari megjithatë mohoi se kishte çelësat e automjetit. Makina përdorej nga një kushëri i tij, një 27 vjeçar, i cili ndodhej me pushime.

Gjatë kontrollit, megjithatë, policia i gjeti të riut një mori çelësash, njëri prej të cilëve hapi veturën. Brenda bagazhit kishte një qese me pesë kilogram hashash dhe 1.8 kg marijuanë. 25-vjeçari u arrestua dhe pritet të dalë përpara gjykatësit.