Një 25-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Venecia të Italisë. Ngjarja është regjistruar dy ditë më parë, ndërsa policia ka arrestuar dy shqiptarë të tjerë të moshës 32 dhe 46 vjeç.

Pas plagosjes, i riu shqiptar kishte kërkuar ndihmë në një banesë. Ai kishte marrë plagë në bark dhe në këmbë, ndërsa ka qenë një grua që ka njoftuar policinë.

25-vjeçari i plagosur mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nën vëzhgimin e mjekëve.