Itali, 30 gusht 2014 – Ndërhyri për të shuar një sherr mes disa të rinjve, por përfundoi viktimë.
Sipas medieve italiane, vrasja e 25 vjeçarit shqiptar Flori Mesuti, mbrëmjen e djeshme në Bari të Italisë, duket se është shkaktuar nga një shuplakë që i riu i ka dhënë një adoleshenti, të përfshirë në një grindje.
Sipas të njëjtave burime, 25 vjecari Flori Mesuti u vra në tentativë për të qetësuar gjakrat.
Një nga djemtë e përfshirë në sherr thërriti të afërm të tjerë, që mbërritën të armatosur. Një prej tyre ka shtënë me pistoletë nga një distancë shumë e afërt ndaj Florit 25 vjeçar që humbi jetën në spital prej palgëve të marra.
Megjithëse një femër tentoi ta largonte Florin nga vendngjarja, fati tragjik i 25 vjeçarit duket se ishte vendosur që në momentin kur ndërhyri për të shuar grindjen.
Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





