8 maj 2015 – Një aksident me pasojë plagosjen e një vajze 25-vjeçare ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Shoferi i një automjeti tip “BMW” është shkaktari i aksidentit, i cili teksa po kalonte rrugën dytësore, ka përplasur të renë. E plagosura, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, mësohet se është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/