ITALI, 01 mars 2013 – Një natë më parë, një 25 vjeçare nga Roma, ka hedhur fëmijën e porsalindur në një kazan plehrash. Foshnja është gjetur i vdekur në kazanin e mbeturinave që ishte brenda territorit të spitalit San Camillo të Romës. Më pas 25 vjeçarja ka shkuar në urgjencë, pasi kishte hemoragji.

Mjekët që kanë shkuar menjëherë në vendin ku nëna e re kishte hedhur foshnjen e saj e kanë gjetur atë të vdekur. Fëmija ishte i mbështjellë me një çarçaf dhe ishte vendosur brenda një kutie plastike. Policia po punon për të zbardhur ngjarjen. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/