Një vajzë e re 25-vjeçare ka denoncuar në policinë e Durrësit ish-bashkëshortin e saj, pasi ndjehet e kërcënuar nga ai.
Shtetasja R.K., sipas policisë, është kërcënuar nga ish-bashkëshorti, shtetasi A.J, vjeç 36.
Policia thotë se e reja është e pajisur edhe me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, pasi kjo nuk është hera e parë që ai i ushtron të tilla presione, kërcënime e dhunë verbale.
Kështu, pas kallëzimit, u referuan materialet ndaj tij në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





