TIRANE ,19 shtator 2013– Një 25-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri mesditën e sotme në kryeqytet, me armën e bashkëshortit të saj, i cili është punonjës i Gardës së Republikës.Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në qendër të Kombinatit, ku 25-vjeçarja Rexhina Beja është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë. Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet që e kanë çuar të renë të kryejë këtë veprim.





