Në ceremoninë e 25-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, kreu i saj Edi Rama ka folur për “gabime”. Rama e fokusoi fjalimin e tij tek të zhgënjyerit, ata brenda PS dhe ata në radhët e votuesve të saj.

Kreu i PS-së u tregua i vetëdijshëm për ekzistencën e të zhgënjyerve si brenda PS-së ashtu edhe te votuesit e saj. Por ndryshe nga ata brenda partisë, Rama tha se qytetarët e thjeshtë janë më të duruar.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F25-vjet-ps-rama-per-te-zhgenjyerit-nuk-mund-ti-kenaqesh-dot-te-gjithe%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=78f7327c03“Nuk mund t’i kënaqësh të gjithë gjatë gjithë kohës, aq më të tepër që ka disa njerëz që nuk mund t'i kënaqësh kurrë. Gabimet tona nuk janë të qëllimshme. Njerëzit e zakonshëm tregojnë durim. Ka ende shumë për të bërë, nuk jemi të përsosur kemi bërë gabimet tona”, u shpreh Kryeministri.

Pavarësisht të “zhgënjyerve”, Rama tha se PS po rritet “me ndihmën e kundërshtarëve tanë”, duke shtuar se, “nuk e di nëse kam mësuar sa duhet dhe si duhet”.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se: “PS është një shkollë e ngritur mbi parimin se askush nuk mund të ketë të drejtë për çdo gjë dhe gjithmonë. Këtu kam mësuar se pavarësisht se kush je, i vetëm mund të arrish shumë pak dhe jo gjithmonë ajo që mund të arrish është një mundësi e përbashkët”.

Ndryshe nga zakonisht, fjalimi i Ramës nuk ishte i mbushur me batuta, të vetmet ishin dy “ngacmime” për Tritan Shehun dhe Spartak Ngjelën.

Ceremonia festive u zhvillua në lulishten pas selisë së PS-së dhe nisi rreth orës 19:00. Kryeministri Rama mbërriti në festën e PS rreth orës 19:15. Po kështu, në festë është i pranishëm edhe Tritan Shehu nga PD-ja.