DURRËS, 6 qershor –E përditshmja “Dan” e Podgoricës shkruan se inspektorët e policisë kriminale të Tivarit arrestuan katër malazezë të dyshuar se mund të kenë të bëjnë me narkotrafikun ndërkombëtar, teksa më 4 qershor 2014 në portin e Tivarit u konfiskuan 250 kg kokainë të ardhur me një kontejner balashesh ekuadoriane me destinacion Shqipërinë.

– Në bashkëpunim me prokurorinë po ndërmerren masa dhe veprime të caktuara, –  kanë pohuar në polici për “Dan”-in.

Mësohet se në këtë aksion policor janë përfshirë disa vende, dhe për çdo gjë do të njoftohen dhe autoritetet në Ekuador.

– Po bëhen verifikime në portin ekuadorian, ku është ngarkuar kontejneri dhe nëse trafikantët e kokainës kanë bashkëpunëtorë atje, që kishin dijeni se çfarë ishte ngarkuar. Po ashtu po bëhen kërkime nëse në këtë aferë janë përfshirë dhe shtetas malazezë – tha policia.

Drejtoria e doganës e ka informuar policinë, e cila në bashkëpunim me prokurorinë, po merr masa dhe veprime të mëtejshme brenda juridiksionit të saj.

Drejtori i policisë Slavko Stojanoviç tha se do të merren masat e duhura, por  nuk dha detaje mbi arrestimet nuk mund të bëhen publike për shkak të sekretit hetimor, shkruan “Dan”.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/