IGUMENICË, 17 shkurt 2013 – 250 kg marijuanë ka sekuestruar sot policia greke në Igumenicë. Nga hetimet paraprake mësohet se një grup trafikantësh ka shkarkuar sasinë e drogës në det pasi ka konstatuar policinë dhe më pas janë larguar me skaf në drejtim të paditur. 

Sasia e drogës është gjetur në ujërat shqiptare, por për trafikantët nuk dihet ende asgjë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur më tej këtë ngjarje dhe për të vënë në pranga trafikantët e lëndës narkotike.