Federata Shqiptare e Motociklizmit ka organizuar edicionin e 18-të të “Rally Albania”, e cila këtë herë është ndalur në qytetin e Durrësit.

Këtë të shtunë është zhvilluar dita e dytë e “Scrutineering”, ndërsa mbrëmjen e sotme do të mbahet edhe cermonia e hapjes.

250 pilotë nga 26 shtete të ndryshme janë pjesë e edicionit të 18 të garave, që këtë vit nisi nga Durrësi.

“Sot fillojmë edicionin e 18 të garave Rally Albania, një garë që ka nisur me regjistrimin e pjesëmarrësve në Prestige Resort dhe do të ketë startin sot në orën 18:00 në Vollga në qytetin e Durrësit.”, shprehet sekretarja e Përgjithshme e FSHMo.

Pas qytetit bregdetar, itinerari do të vazhdojë drejt Tropojës, Pogradecit, Beratit dhe për të përfunduar në Tiranë, ku do të shpallet edhe fituesi i “Rally Albania 2022”.