Trajneri i rikthyer i Çelsit, Frenk Lampard, prezantoi një listë të gjatë gjobash në aventurën e tij të parë në krye të klubit, me lojtarët që u gjobitën deri në 20,000 £ për vonesë.44-vjeçari i është bashkuar klubit si trajneri i përkohshëm deri në fund të sezonit pas shkarkimit të Graham Poterit, me Lampardin që e merr përsipër detyrën e trajnerit vetëm dy vjet pasi u shkarkua nga posti.Ai e udhëhoqi ekipin në vendin e katërt në sezonin e tij të parë në “Stamford Bridge” dhe i dërgoi ata në një finalen e Kupës FA.Lampard, i cili shënoi 211 gola në 648 ndeshje për klubin, mund të nxjerrë nga sirtari listën e tij të vjetër të gjobave.

Në aventurën e tij të mëparshme menaxheriale, Lampard mori përsipër një detyrë me një merkato të bllokuar, por i udhëhoqi ata në vendin e katërt dhe finalen e Kupës FA në sezonin e tij të parë në krye.Pasi shpenzoi 200 milionë paund verën e ardhshme për shtatë blerje të mëdha, duke përfshirë lojtarët aktualë Çiluell dhe Haverc, ai nuk mundi të përsëriste premtimin e hershëm dhe u shkarkua nga pronari i mëparshëm Roman Abramoviç me klubin që renditej i nënti në Premier Ligë, ndërsa kishte fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit.Një listë me 12 gjoba që ai vendosi gjatë aventurës së parë në “Stamford Bridge” po bën xhiron e rrjetit në internet pas rikthimit të tij. Ato përfshijnë gjobën 2,500 paund për vonesë në një ditë ndeshjeje, 1,000 paund për një telefon që bie gjatë një vakti të ekipit dhe 20,000 paund për vonesën në stërvitje.