Këtë të enjte, Opozita e bashkuar ka thirrur protestë para Kuvendit. Me dhjetëra qytetarë nga rrethet janë nisur prej orëve të para të mëngjesit drejt Tiranës me autobusë dhe mjete private.
Kështu, nga Durrësi janë rreth 2500 persona që priten t’i bashkohen protestës në kryeqytet. Burime të brendshme nga PD-ja e qytetit bregdetar, thonë për “DurrësLajm” se kanë organizuar 20 autobusë për nisjen e qytetarëve, ndërsa pjesa tjetër me makina private.
Nisja bëhet në pika të ndryshme: nga selia e PD-së, Mauzoleumi i Dëshmorëve, sheshi “Pranvera”, Plazh, Spitallë, ish-Kënetë, komunat e Durrësit etj.
Ajo që vihet re, është pjesëmarrja më e ulët në numër se në protestën e 16 shkurtit, ku nga Durrësi ishin rreth 9100 veta.





