TIRANE– Artistë të rinj dhe të afirmuar, piktorë, aktorë, skenografë, instrumentistë e madje dhe sportistë kanë hedhur firmat e tyre në letrën drejtuar liderit të selisë rozë, e ku i kërkojnë votimin e 3 ligjeve.
Numri i atyre që deri tani kanë firmosur letër-kërkesën ka arritur në 256 firma ku spikatin ndër të tjera emrat e Fadil Krajës, Monika Lubonjës, Zefës Dedës, Zyliha Milotit, Enaha Hoxhës etj.
Personalitete të të gjitha fushave i janë bashkuar grupit nismëtar dhe të gjithë sëbashku i kërkojnë Edi Ramës të lejojë deputetët e tij të firmosin 3 ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, duke penguar kështu bllokimin e rrugës së Shqipërisë drejt Europës.





