26 marsi është një ditë plot dhimbje për Eni Çobanin. Sot juristja kujton duke shkruar se si sot 1 vit më parë u nda nga jeta babai i saj.
“Si sot një vit më parë na u largua nga jeta njeriu më i dashur, miku më i shtrenjtë, frymëzimi i një dite më të bukur, BABAI ynë krenaria jonë. Sot në këtë mëngjes të trishtë për në përkujtojmë atë që çdo ditë e kemi prezent mungesën e pazëvendësueshme të këtij njeriu të madh që na la për pasuri emrin e tij te madh dhe një borxh ndaj jush, miqtë e tij dje por tanët sot, që ju respektojmë dhe ju duam si ai ju desh.
I paharruar do të jetë kujtimi jot BABAi im, sa jetë të kem ti do të jesh i gdhendur në memorien e të gjithëve i pandarë nga emri im ENI Hysen Çobani quhem që sot e tutje.”, shkruan Eni.
Endi gjithnjë e kujton babanë me anë të postimeve të ndryshme duke thënë se ai është një nga kujtimet më të dashura për të.





