VLORË, 11 prill 2013- Një 26-vjecar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge në bashkëpunim dhe shfrytëzim prostitucioni, ka rënë në pranga mëngjesin e sotëm. 

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar është Brunild Ramaj, 26-vjec banues në lagjen “24 Maj” Vlorë. 

Në ngarkim të tij kishte dalë një urdhër ndërkombëtar arresti, lëshuar nga autoritetet e drejtësisë Italiane, Gjykata e Firences, për kryerjen e veprave penale “Trafikim droge në bashkëpunim”, dhe“Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.