Një 26-vjeçar në Fier ka humbur jetën, pasi ra në kanal me motor.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël ku aksidentalisht drejtuesi i motorit, Arbër Buzi doli nga rruga.

Pasi u godit në kanal, ai u dërgua në spital por ndërroi jetë rrugës.

NJOFTIMI I POLICISE:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. 26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.