KORÇE, 3 mars 2013 – I riu, 26-vjeçar i cili akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 13-vjeçarje në Korçë mohon akuzat në polici dhe deklaron se ka kryer marrëdhënie intime me dëshirën e vajzës.

Sipas noa.al, përpara uniformave blu, 26-vjeçari Nikolin Samara deklaroi se njihej prej 11 muajsh me 13-vjeçaren dhe se nuk ka kryer marrëdhënie intime me forcë, por me dëshirën e vajzës dhe shton se e mitura ka gënjyer sepse ka frikë nga prindërit.

Samara u arrestua nga policia e Korçës pasi dyshohet se ka marrë me forcë vajzën minorene me inicialet M. G dhe e ka çuar atë në një banesë të vjetër, në fshatin Mbroje dhe e ka përdhunuar përgjatë gjithë natës.

Denoncimi është bërë në polici nga familjarët, pasi kanë vënë re mungesën e 13-vjeçares, e cila jetonte me gjyshërit, pasi prindërit ishin emigrantë në Greqi.