Një djalë i ri ka vrarë veten me pistoletë mesnatën e djeshme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 26-vjeçarit R.R. në fshatin Mesaplik. Sipas dyshimeve të para, thuhet se i riu e ka kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike.

Njoftimi i policisë

Më datë 07.06.2018, rreth orës 23:44, në fshatin Mesaplik, është vetëvrarë në banesën e tij me armë zjarri pistoletë shtetasi R.R., vjeç 26.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se e ka kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.