Një 26-vjeçar ka bërë denoncim në komisariatin e Vorës, se disa persona e kanë rrahur brenda makinës dhe më pas i kanë marrë lekët. I riu tregon se ai kishte bërë autostop dhe personat që ndodheshin në një automjet kishin ndaluar për ta marrë. 

Burime nga policia bëjnë me dije se i riu Xhevdet L. ka deklaruar se ishte pasagjer në automjetin tip “Fiat Panda” dhe personat me të cilët ndodhej në makinë e dhunuan dhe më pas i morën paratë.

Policia ka nisur hetimet për të verifikuar këtë ngjarje.