Tepelenë, 29 gusht 2014 –  Një 26-vjeçare nga Tepelena është rrahur në mënyrë të dhunshme nga xhaxhai i bashkëshortit të saj të ndjerë. Yllka Tafilaj është qëlluar disa herë në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit, nga 51-vjeçari M.Tafilaj. Gruaja e ve, e cila ka humbur bashkeshortin 4 vjet me pare per shkak te nje aksidenti rrugor ku mbeten te perfshire te dy, jeton ne nje shtepi me qira me dy femijet e saj te mitur. 

Gruaja e re jeton ne veshtiresi te shumta ekonomike, pasi të ardhura ka vetëm një kemp qe e perfiton qe pas aksidentit. Ajo nuk ka arritur dot të gjejë një punë, nderkohe qe familjarët e të shoqit kërkojnë që të marrin kujdestarinë e fëmijëve të saj. Dhe, këtë gjë kërkojnë ta bëjnë me të gjitha mënyrat, madje edhe duke ushtruar dhunë ndaj 26-vjeçares, raporton News 24.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/