26-vjeçarja Alexis Sharkley e cila ishte shpallur e zhdukur që nga e shtuna është gjetur pa shenja jete në një rrugë të Texasit, në Amerikë.
Departamenti i Policisë në Hjuston në një deklaratë ka njoftuar Alexis nuk kishte ndonjë plagë të dukshme dhe se shkaku i vdekjes së saj është duke u hetuar.
Dyshimet paraprake janë se bukuroshja mund të ketë ndërruar jetë nga mbidoza.
Alexis ishte bërë e njohur për postimet dhe shfaqjen e jetës së saj në Instagram duke bërë udhëtime të shumta dhe foto joshëse.





