14 shtator 2014 – Një 26-vjeçare amerikane është akuzuar për përdhunim pasi një burrë e ka denoncuar në polici duke thënë se në kohën që po flinte, është zgjuar befas dhe ka parë vajzën me emrin Chantae Gilman sipër tij.
31-vjeçari i ka thënë policisë se nuk e njihte personalisht Gilmanin, por e dinte se ishte një shoqe e një fqinji. Ai e ka përshkruar vajzën si një “përdoruese të rregullt droge”.
Pasi është zgjuar, burri ka mundur t’i shpëtojë “mbërthimit” të vajzës dhe pasi e ka përzënë nga shtëpia e tij ka njoftuar policinë. Nga ana tjetër, Gilmani ka thënë se nuk mban mend të ketë qenë tek shtëpia e 31-vjeçarit dhe aq më pak të ketë bërë seks me të.
Sipas ‘The Smoking Gun’, Chantae Gilman është dënuar më parë për tentativë vjedhjeje dhe zotërim të makinave të vjedhura.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





