TIRANË,27 gusht 2013– Një 26-vjecare rrezikon shikimin e saj, pas sulmit me acid që një person ende i paidentifikuar i bëri mesditën e sotme.
Nga hetimet paraprake mësohet se 26-vjecarja me iniciale V.D po zbriste shkallët e banesës së saj e shoqëruar nga halla, ku papritur një sasi acidi i ka i është hedhur në fytyrë.
E reja është dërguar menjëherë në Reanimacion, ndërkohë që sipas dëshmisë së hallës së saj autori mbante një kapele në kokë dhe pantallona të shkurtra veshur.
Bluzat e bardha po përpiqen ti shpëtojnë shikimin vajzës së sulmuar, pasi fytyra e saj është gati e shërfytyruar. Ende nuk dihen shkaqet e sulmit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e potë të ngjarjes.
/balkanweb/





