Një 26-vjeçare tentoi të vrasë me sëpatë bashkëjetuesin e saj. Ngjarja është shënuar në fshatin Pojan të Maliqit.

Policia u njoftua me një telefonatë për konflikin që kishte ndodhur në banesën e Vjollca Shkëmbit dhe arriti të parandalonte krimin e rëndë.

“Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasja Vjollca Shkëmbi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (sëpatë), bashkëjetuesin e saj shtetasin N.K., 44 vjeç, banues në Sheqeras-Maliq, të cilit i ka shkaktuar plagë të lehta në trup. Pas mjekimit të marrë në Spital ky i fundit është larguar në banesë”, informon policia e Korçës.

Ngjarja është shënuar më 4 maj 2017. Në cilësinë e provës materiale në banesë u gjet dhe sekuestrua mjeti me të cilin është goditur N.K.

Vjollca Shkëmbi, u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë. Materialet për hetime të mëtjeshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë.