11 dhjetor 2014 – Në 8 dhjetor 2013, Shkëlzen Malaj 38 vjeç, emigrant, familjar e me dokumente të rregullta në Itali u gjet i vrarë afër qytezës së Verdelinos në Provincën e Bergamos. Ai kishte vdekur, i goditur shumë herë me shkop, në kokë dhe në trup.
Karabinierët pas hetimeve të kujdesshme e zbardhën vrasjen e Shkëlzenit, që kishte ndodhur pas një sherri për motive banale me dy shqiptarë të tjerë. Karabinieria arrestoi Marvin Kurtin, 30 vjeç dhe Antil Sheshin, 37 vjeç.
Gjykata e Bergamos e dënoi Antil Sheshin me 12 vjet burg, ndërsa Marvin Kurtin me 14 vjet e 8 muaj burg.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





