Përkujtohet sot 26-vjetori i masakrës së Srebenicës, një ndër mizoritë më të mëdha të Europës pas Luftës së Dytë Botërore.

Rama ka postuar një foto në rrjetet sociale teksa e shoqëron me një shkrim “11 korrik, 26 vjet nga genocidi i Srebrenicës”.

Kujtojmë që më herët pati një reagim edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që u shpreh se kriminelët duhet të dënohen.

Gjenocidi i Srebrenicës është një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.

Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Skorpioni”, e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.