Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar një shënim në rrjetet sociale, në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës, që serbët kryen ndaj boshnjakëve.
Përmes një mesazhi në “Twitter” Basha thekson se masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar.
Gjithashtu ka shkruar se PD-ja do të paraqese një rezolutë për të dënuar genocidin serb në Srebrenicë dhe në Kosovë.
MESAZHI I BASHËS
Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar.
Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin
@pdshqiperi do të paraqesë në Kuvend një rezolutë.





