Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 46-vjeçar të shpallur në kërkim për një sasi të konsiderueshme kanabis sativa që iu gjet në banesë. Sipas njoftimit të uniformave blu, 46-vjeçari me iniciale F.K. nga Kanina e Vlorës u shpall në kërkim pasi në fshatin ku jetonte, policia i gjeti në banesë 262 kilogramë kanabis.
Në një ambient pranë shtëpisë së tij u gjet një serë me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike me fidanë narkotikë të kultivuar. Si pasojë e këtij operacioni të zhvilluar në prill u arrestua më herët një 21-vjeçar, ndërsa u shpall në kërkim një 22-vjeçar tjetër.





