Në Brazil ka nisur "Miss BumBum", spektakli i përvitshëm që kurorëzon në fund femrën me të pasmet më të mira në vend.

Janë përzgjedhur 27 konkurrente deri më tani, të cilat deri në finalen e nëntorit do të duhet të kalojnë një sërë sfidash. Njëra prej tyre ishte dy ditë më parë, kur bukuroshet vrapuan me taka në një nga rrugët qendrore të Sao Paolos.

Nga 27 konkurrente që janë aktualisht, në nëntor ky numër do të shkojë në 15 finaliste. Spektakli do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion dhe do të kurorëzojë “Miss BumBum 2016”.

Ky është edicioni i 27 i spektaklit të veçantë brazilian jo pak të kontestuar brenda dhe jashtë vendit.