Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot për të miratuar formatin e fletëve të votimit për zgjedhjet e 18 qershorit.

Në mbledhjen e parashikuar për në orën 11:00, do të miratohet moduli i fletës së votimit dhe përmbajtja e saj. Më pas ky modul do i dërgohet kompanisë së prodhimit të fletëve të votimit.

KQZ miratoi dje listat shumëemërore të Partive Politike të regjistruara në zgjedhjet e 18 qershorit. Gjithsej janë regjistruar 15 parti politike.

Ndërkohë, 27 kandidatë rezultuan se kishin marrë dënime nga gjykatat por që nuk ndaloheshin për të kandiduar në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Mes këtyre kandidatëve ishin edhe Spartak Braho në listën e Partisë Socialiste të Tiranës dhe Ramohitaj në listën e socialistëve të Durrësit.

Partitë që do marrin pjesë në zgjedhje

  1. Partia Komuniste e Shqipërisë
  2. Sfida për Shqipërinë
  3. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
  4. Partia Lista e Barabartë
  5. Aleanca Popullore për Drejtësi
  6. Partia Demokracia Sociale
  7. Partia Aleanca Demokratike
  8. Partia Kristian Demokrate
  9. Levizja Socialiste për Integrim
  10. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
  11. Partia për Drejtesi Integrim Unitet
  12. Partia Social Demokrate
  13. Partia Socialiste
  14. Fryma e re Demokratike
  15. Partia Aleanca Demokristiane