Gjykata e Durrësit ka dënuar me 27 vite burg 7 të miturit që akuzohen se abuzuan seksualisht me një 13-vjeçare në Kavajë.
Togat e zeza i gjetën fajtor të rinjtë që akuzohen se përmes shantazhit kryenin marrëdhënie seksuale në grup me të miturën, ngjarje kjo e ndodhur në shkurt të vitit të kaluar.
Sipas vendimit, dënimi për të rinjtë do të fillojë nga data e arrestimit. Ata do ta vuajnë atë në një burg për të mitur. 7 të miturit akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit të kaluar, kur adoleshentët shantazhonin të miturën me një video, ku ajo ishte filmuar së bashku me të dashurin e saj. Përmes kësaj videoje, ajo detyrohej të kryente marrëdhënie edhe me djemtë e tjerë në mënyrë që i dashuri i saj të blinte lojëra në internet.
Në ketë histori u përfshinë nxënës të shkollës “Rilindja” në Kavajë, aty ku dhe e mitura mësonte.





