Partia Demokratike është mbledhur për të kujtuar dhe festuar 27 vjetorin e krijimit të saj dhe të ndryshimit të sistemit në vend.

Në fjalën e tij kreu i kësaj force politike ka uruar dhe falënderuar me emra ata që kanë kontribuuar në krijimin e kësaj force politike.

“Ky është një përvjetor i tre fishtë. Levizja e dhjetorit, pluralizmi politik, krijimi i PD jane permendorja me e bukur e demokracise se re shqiptare. Të lidhura pazgjidhshmërisht, qëndrojnë si përmendorja e kësaj gjeneze. Ne mbidhemi cdo vit për të kujtuar, qytetarët, intelektualët dhe për t’u frymëzuar nga krijuesit e kësaj partie. Lëvizja e Dhjetorit dhe PD ka krijuar demokracinë. Krenarë për të sotmen dhe të nesërmen. Ky dhjetor është dhe nuk është si gjithë të tjerët. Eshtë sepse na mbledh gjithmonë për të kujtuar sfidat e mëdha të forcës tonë politike. Është si të tjerët kur kujtojmë me mall ata që nuk janë më. Azem Hajdarin, prijësin e kësaj force. Mirenjohje për themeluesit  Selamin, Genc Rulin, Preç Zogajn, Besnik Mustafajn, Tritan Shehun, Genc Pollon, Aleksander Meksin etj. Nderimi dhe mirënjohja më e madhe do të jetë përherë për liderin e saj historik Sali Berishën, pa të cilin Partia Demokratike nuk do kishte shpirtin dhe forcën që ka patur përherë,” tha Basha.

“Pavarësisht sfidave, PD ka ditur, ka mundur dhe ia ka dalë të mbetet e madhe, ia ka dalë të riniset në fillime të reja, sepse ka patur vetëdijen e forcës së bashkimit dhe ka ditur të bashkohet.

Reflektimi, Vizioni, Bashkimi dhe Beteja na kanë mbajtur dhe na kanë vënë në krye. Kjo është historia.

Reflektimi, Vizioni, Bashkimi dhe Beteja do të na çojnë në fitore. Kjo është e sotmja, kjo është e nesërmja jonë e sigurt dhe e afërt! Dua që ky lajm të ushtojë fort në zemrën tuaj, të çdo demokrati, dhe të çdo qytetari shqiptar.

Viti që po mbaron ka qenë një nga vitet tona të vështira kur Shqipëria rrezikonte të robërohej nga krimi. Në fillim nuk na besuan, shumë e mbyllën gojën, të tjerë nuk guxuan të na bashkohen. Rrezikuam dhe sakrifikuam politikisht, morëm kosto si parti dhe si individë, por ne prapë qëndruam! Qëndresa jone po na jep shpërblim”, deklaroi Basha.