Një vajzë 21 vjeçe është goditur me grusht nga një 27-vjeçar në mes të Durrësit.
Nuk dihet marrëdhënia mes autorit me iniciale A.SH,, dhe të dëmtuarës me iniciale A.I., por mes tyre ka pasur një zënkë të fortë, çka ka çuar në dhunimin e të resë mes qytetit, konkretisht në lagjen nr.1.
Ngjarja është regjistruar të premten, bëjnë të ditur burime policore. Pasi u godit me grusht, e reja e ka paditur në polici, ndërsa kjo e fundit i ka referuar materialet procedurale të kësaj çështjeje në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





