Një 27-vjeçari në Durrës i kanë hyrë persona të paidentifikuar në banesë, ku i kanë marrë disa sende me vlerë.
Policia thotë se shtetasi me iniciale A.V. ka bërë kallëzim në komisariat se më 8 mars, i kanë vjedhur banesën, ku i kanë marrë disa bizhuteri e një lap top.
Autorët janë larguar së bashku me sendet e vjedhura, ndërkohë që policia thotë se ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.





