Një i ri shqiptar që jetonte në Greqi i ka dhënë fund jetës duke varur veten në një pemë.

Viktima është një 27-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia greke.

Kanë qenë banorët e fshatit të Prevezës që njoftuan autoritetet pasi panë 27-vjeçarin të varur në pemë.

Policia thotë se viktima më parë ka qenë i dëbuar nga Greqia për qëndrim të paligjshëm në vend.

Policia ka fokusuar hetimet për të gjetur banesën e tij dhe nëse po qëndronte me shokë apo të afërm, në mënyrë që të japin dëshmi për të.