Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një shqiptar ka sulmuar me thikë ish të dashurën e tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrethin San Salvario në Torino, ku shqiptari ka goditur me thikë ish të dashurën 20-vjeçe me kombësi greke.

27-vjeçari e ka sulmuar atë duke e qëlluar me thikë në gjoks, bark dhe qafë. Kalimtarët që kanë parë atë që ka ndodhur kanë njoftuar ambulancën dhe kanë bërë të mundur ta kapin vetë autorin dhe ta mbanin deri sa mbërriti policia.

20-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën, ndërsa shqiptari është arrestuar.

Sipas karabinierëve italianë konflikti mes dy të rinjve lidhjet me raportin e tyre të mëparshëm.