Itali, 1 maj 2014 – Prej tre ditësh mediat italiane po trajtojnë një skandal seksual, që përfshin një rrjet prostitucioni minorenesh 17, 16 dhe 14 vjeçe.
Ndër klientët e prostitutave është edhe shqiptari Sokol Vishta, 27 vjeç, i cili ka një biznes të vogël (Druvar) në qytezën e Akuaspartanës (Acquaspartana) afër Termit në adresën: Via Campagna 12/B.
Sokoli jo vetëm që ka qenë klient i këtyre prostitutave të mitura, por edhe ka shërbyer si ndërmjetës për t’u gjetur atyre klientë kryesisht të moshuar, që paguanin mirë për të tilla “shërbime”.
Klientët e prostitutave të mitura ishin burra të moshave nga 40 deri 78 vjeç. Ata janë biznesmenë, nëpunës shtetërorë, pensionistë të nderuar, të gjithë të martuar, me fëmijë, madje dy prej tyre janë gjyshër. Siç raportojnë mediet italiane, 78 vjeçari kishte probleme me shëndetin, por kjo nuk e ndalonte të përfitonte nga “shërbimet” e minoreneve.
Pagesat bëheshin me euro (deri në 500 euro pagë muajore) ose me dhurata: si celularë, sende floriri apo edhe bileta “Gërvisht dhe fito”. Një nga prostitutat e mitura është shtyrë në këtë “zanat” nga e ëma, një rumune, e cila e ushtronte edhe vetë prostitucionin.
Organet e drejtësisë italiane vazhdojnë hetimet për këtë çështje.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





