Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka goditur me thikë në kurriz vëllanë e tij tre vjet më të vogël.

Në pranga ka përfunduar 27-vjeçari Fatush Peposhi, pasi plagosi me thikë për motive të dobëta të vëllain 24-vjeçar, M.P.

Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e banesës së tyre në Laknas.

Po ashtu, gjatë 24-orëve të fundit janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për dhunë në familje në kryeqytet. 42-vjeçari Ilir Shahini u arrestua pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ëmës, 68-vjeçares F.Sh., ndërsa 28-vjeçari Ardit Neli përfundoi në pranga pasi dhunoi fizikisht bashkëshorten e tij tre vite më të re.