Një 27 vjeçare shqiptare është vënë në prangat e policisë italiane, e akuzuar për vjedhje.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, 27-vjeçarja shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur nga mediat lokale, i kishte ofruar marrëdhënie seksuale një 80 vjeçari Italian.

Por me të hipur në makinën e tij, shqiptarja i vodhi 350 euro nga portofoli.

Po ashtu, pas arrestimit të 27 vjeçares, është proceduar në gjendje të lirë edhe një mikeshë e shqiptares, bashkëpunëtore në vjedhje.