Një vrasje horror ka ndodhur në Massachusetts, ku një nga menaxheret e Google-it është gjetur e vrarë pak metra larg shtëpisë së nënës së saj.

Vanessa Marcotte u pa për herë të fundit në orën 13:00 të ditës së djeshme kur doli nga shtëpia e nënës për të vrapuar.

27-vjeçarja pas kërkimeve të shumta është gjetur me anë të nuhatjes së qenve të Policisë gjysmë milje larg shtëpisë, dhe sipas raportit të policisë ajo kishte shenja dhunimi seksual dhe djegie në disa pjesë të trupit.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për këtë rast të rëndë. Nje vrasje e ngjashme u regjistrua pak dite me pare ne Nju Jork, kur nje 30 vjeçare u perdhunua dhe u mbyt ndersa kishte dale per vrap ne park. Sipas hetuesve dy vrasjet duket se nuk kane lidhje me njera-tjetren.

Nderkohe Google ka kujtuar me nje perkujtimore punonjesen e kompanise qe u nda nga jeta tragjikisht.