23 dhjetor 2014 – Gjykata Mbretërore e Noruicit (Norwich) dënoi një bandë shqiptarësh për trafikim droge të klasit A. Operacioni i policisë angleze i koduar “Roma”, që zgjati nga dhjetori 2013 deri mars 2014, përfundoi me arrestimin e 5 shqiptarëve.
Polica angleze ka provuar se ata kishin trafikuar nga Londra në Noruic heroinë me vlerë 120 000 stërlina sipas cmimit të shitjes me shumicë.
Të dënuarit janë:
Rim Stafuka, 33 vjeç, kapobandë u dënua me 8 vjet burg për trafik droge dhe pastrim të produkteve të krimit.
Petrit Spahija, kosovar me profesion taksist, 57 vjeç që shërbente si korrier i drogës nga Londra në Noruic, u dënua me 4 vjet burg.
Bernard Stafukaj, 30 vjeç u dënua me 6 vjet burg.
Boni Tufa, 25 vjeç pa dokumenta qëndrimi në Angli u dënua me 4 vjet burg.
Kamber Shera, 28 vjeç u dënua me 5 vjet e 4 muaj burg.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





