Partia Demokratike feston sot 27 vjetorin e themelimit. Në nder të kësaj ditë, kreu i opozitës, Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook ka urura themeluesit e kësaj force politike.

Basha shkruan se PD ndryshoi jetët e miliona shqiptarëve, pasi i priu shembjes së diktaturës komuniste

STATUSI I PLOTË

Sot 27 vite më parë lindi Partia Demokratike, forca që ndryshoi Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve një herë e përgjithmonë, forca që i priu shembjes së diktaturës komuniste, dhe rrugëtimit tonë drejt Europës dhe zhvillimit. Me respekt dhe mirënjohje të thellë për themeluesit, për qëndrestarët dhe për të gjithë mbështetësit, militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike ju ftoj sot të mblidhemi bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi por edhe përgjegjësie për atë që kemi përpara: Përmbushjen e idealeve tona për liri, demokraci dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët.