Nga përditësimi i të dhënave në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mësohet se deri në orën 08:01 të mëngjesit të sotëm janë numëruar 270 nga 481 kuti që ka në total qarku i Durrësit.

Numrin më të lartë të votave për kandidatët demokratë e ka siguruar studentja 22-vjeçare e arkitekturës, Andia Ulliri, 5249 vota, e renditur e 6-ta në listë.

Ulliri ndiqet nga një tjetër femër në qark, mjekja Manjola Luku, e cila deri më tani ka mbledhur 4051 vota. Ndërsa Igli Cara renditet i treti mes demokratëve me 3230 duke lënë pas Rezeart Tushën me 3005 vota.

Nga Partia Socialiste, deputeti Rrahman Rraja kryeson listën si më i preferuari ndër socialistë në qarkun e Durrësit, pasi ka mbledhur deri më tani 7356 vota, duke lënë pas vetë kryeministrin Edi Rama, që ka 6836 vota.

Deputeti Çyrbja mbetet i treti me 4949 vota, ndonëse ka goxha diferencë me vendin e dytë. Pas Çyrbjas vjen kandidati i shtatë i listës së socialistëve, deputeti Lefter Koka, i cili ka siguruar 4048 vota.

Merita Dakovelli nga PD renditët kandidatja më pak e votuaruar, vetëm 279 vota, ndërsa nga socialistët është Keida Bejaj Ferra, me 212 vota.