Tokat në Shkodër dhe Lezhë vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit pas resheve të shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit në vendin tonë.
2735 hektarë tokë janë të përmbytura në të dyja qarqet. Në Shkodër, nën ujë janë 1435 hektarë tokë në total.
Në njësinë administrative Ana e Malit janë nën ujë 850 hektarë tokë, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë. Po kështu, 100 hektarë tokë është e përmbytur në fshatrat Mushan, Shirq dhe Pentar.
Në njësinë administrive Velipojë janë të përmbytura 135 hektarë tokë, në njësinë administrative Guri i Zi 150 hektarë tokë nën ujë dhe në njësinë administrative Bërdicë janë të përmbytura 200 hektarë tokë.
Në total janë të evakuuara 16 familje në këtë qark.
Ndërsa në territorin e Qarkut të Shkodrës janë të përmbytura 1300 hektarë tokë. Në fshatin Kakarriq ka prezencë të ujit në 4 banesa, edhe pse niveli po vazhdon të ulet. 500 hektarë tokë janë të përmbytura në fshatin Torovicë të njësisë administrative Balldre, kurse 800 hektarë tokë ndodhen nën ujë në njësitë administrative Dajç dhe Blinisht.
Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla. Edhe rruga Piraj është e pakalueshme për mjetet e vogla për shkak të prezencës së ujit. I pamundur është kalimi edhe në rrugën që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër).