Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2794 raste të reja me COVID-19, shifër e cila është shumë e lartë krahasimisht me vendet e tjera të rajonit.
Ekspertët e shëndetësisë theksojnë se 50% e rasteve të reja lidhen me mutacionin “Delta” që po vijon që të përhapet me shpejtësi.
Ndërkohë sot u shënuan 6 viktima. Numri i pacientëve në spitalet COVID në Greqi është 132 me alarmin që vijon që të jetë në nivelet më të lartë në kulmin e sezonit turistik.





