Për çdo vit dy festat më të mëdha të shqiptarëve "Pavarsia e Çlirmi" që kremtohen në 28 e 29 nëntor, sjellin edhe frymëzim tek nxënësit e shkollave.
Në galerinë e arteve figurative "Nikolet Vasia" në qytetin e Durrësit, klasa e dytë B e shkollës "Jusuf Puka" çeli ekspozitën me rreth 40 krijime për nder të 105 vjetorit të shpalljes së pavarsisë por edhe dhe vitit të Skëndërbeut.
Sipas mësueses Gentjana Biba, klasa ka rreth 32 nxënës por në ekspozitë kanë marrë pjesë edhe nxënës të një klase tjetër që e kanë pasion artin e pikturës. Të gjithë nxënësit janë përfaqësuar me piktura të personalizuara.
Nisma përçeljen e ekspozitës është konceptuar fillimisht si një orë mësimi por duke parë pasionin e fëmijëve, kjo nismë u masivizua.
Veprimtaria është shoqëruar edhe me një program të bukur artistik për nder të 105 vjetorit të shpalljes së pavarsisë.
K.H.