DURRËS, 2 dhjetor 2014 – Deputetja demokrate Mesila Doda, më datë 30 nëntor 2014, ka postuar në një status, në rrjetin social facebook një dokument të rrallë, i cili argumenton se 28 Nëntori është në të vërtetë Dita e Çlirimit të vendit.
Si kundërpërgjigje, përkthyesi dhe studiuesi Aurel Plasari në një koment të tijin poshtë këtij statusi pasqyron një artikull të kohës, i cili mbron tezën se më 28 nëntor, Shkodra kishte mbetur ende e paçliruar.
Ai shprehet se “Këtë njoftim e ka dhënë gazeta “Mundimi”, që e botonin Aleatët (në këtë rast anglo-amerikanët, sepse rusët kishin beteja të tjera dhe nuk ia kishin ngenë Tiranës dhe Radio-Tiranës) dhe pra rezulton që më 28 nëntor ka mbetur pa çliruar Shkodra. Midis “K”-së anonim që shkruan “post festum” dhe këtyre njoftimeve (një Urdhër Dite për të çliruar Shkodrën, një njoftim në Radio-Tirana dhe një lajm i dhënë nga shtypi Aleat aty-për-aty dhe jo në përkujtimore) cili është më i denjë për besim për historinë?”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/






