“Duhet t’i shërbehet oborrit të Ramës!”
Kështu e cilëson kandidati i PD-së për bashkinë e Durrësit, Igli Cara faktin që 28% e buxhetit të vitit 2023 shkon për inceneratorin e Tiranës.
Në një postimi në rrjete sociale, Cara nënvizon se “më e paimagjinueshme është që pas 23 viteve nuk ka akoma një plan strategjik zhvillimi apo menaxhimi të këtij sektori.”
Pas mbylljes së vendgrumbullimit të mbetjeve në Porto Romano, mbeturinat urbane të Durrësit depozitohen prej 3 vitesh në inceneratorin e Sharrës, duke rritur kështu ndjeshëm kostot, e për këtë arsye gati 30% e buxhetit të bashkisë Durrës shkon për menaxhimin e mbetjeve.
Postimi i plotë:
“961.000.000 lekë të rinj të barabarta me 28% të buxhetit të 2023 të Bashkisë së Durrësit do të shkojnë per menaxhimin e mbetjeve.
Taksat e qytetarëve durrsakë planifikohen për inceneratorin e Tiranës dhe transferta qeveritare.
Dhe më e paimagjinueshme është që pas 23 viteve nuk ka akoma një plan strategjik zhvillimi apo menaxhimi të këtij sektori.
E kuptueshme përse behet!
Duhet t’i shërbehet oborrit të Ramës!”